Politika
Meta në konventën e LRI: Të ndërtojmë një Shqipëri pa egoizëm
Kryetari i LSI, Ilir Meta, duke drejtuar konventën rinore të kësaj partie, ka vlerësuar se ky fraksion i partisë që bën pjesë në koalicionin qeverisës do të japë kontributin e tij për një Shqipëri më pozitive.
“Të ndërtojmë një Shqipëri pa egoizëm dhe meskinitet, që sot janë kthyer në një sëmundje”, ka thënë Meta në fjalën e tij.
Kreu i Kuvendit është shprehur se, për një të ardhme më të mirë kërkohet një bashkim më i fortë i rinisë. “Reformat në fushën e arsimit duhet t’i shërbejnë punësimit dhe integrimit”, ka vijuar Meta.
Ai ka shtuar se, në vëmendjen tonë është edhe mbështetja për të rinjtë me të ardhura më të pakta.