Sporti

Kupat e Europës/ Klubet shqiptare njohin rivalët e mundshëm në rast kualifikimi

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për turin e dytë kualifikues të ekipeve që do të marrin pjesë në UEFA Champions League dhe UEFA Conference League.

Skuadrat shqiptare që do të garojnë në kompeticionet europiane janë njohur me kundërshtarët e mundshëm, nëse do të kalojnë raundin e parë të garës.

Në UEFA Champions League, Shqipëria do të përfaqësohet nga ekipi durrsak i Teutës, që nëse kalon raundin e parë, ku do të luajë kundër moldavëve të Sherif Tiraspol, do të përballet me fituesin e çiftit Konah Kui Nomads (Uells) – Alashkert (Armeni).

Ndërkohë, edhe në kompeticionin tjetër europian, UEFA Conference League, tri skuadrat shqiptare: Partizani, Laçi dhe Vllaznia, janë njohur gjithashtu me kundërshtarët, në rast kalimi të turit të parë.

Kështu, nëse shkodranët do të kalojnë raundin e parë kualifikues, shorti i ka përcaktuar të përballen me qipriotët e AEL Limassol.

Nga ana tjetër, kryeqytetasit do të përballen me zvicerianët e Bazelit, nëse do të kalojnë turin e parë, ku do të luajnë kundër moldavëve të Sfintul George, ndërsa ekipit të Laçit, në rast kalimi në fazën tjetër, shorti i ka përcaktuar të luajnë kundër rumunëve të Kraiovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button