☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 102.06 ▲2.16%
ARI 4,065 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,452 ▲ +2.24% ETH $2,371 ▲ +2.69% XRP $1.3298 ▲ +2.6% SOL $102.6800 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.06 ▲2.16 % ARI 4,065 ▼0.23 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.06 ▲2.16 % ARI 4,065 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Rrugëtimi drejt kompeticioneve europiane, Teuta, Vllaznia, Partizani dhe Laçi mësojnë kundërshtarët

Eshtë hedhur në Nion të Zvicrës shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League si edhe shorti për raundin e parë kualifikues të kompeticionit më të ri të Europës, që nis nga ky sezon futbollistik, UEFA Conference League.

Një ditë më parë, qeveria e futbollit europian, UEFA, bëri publike vazot e ndara për ekipet që kishin siguruar një biletë për këtë tur të parë, për të dyja kompeticionet, duke u njohur kështu me kundërshtarët e mundshëm.

Shqipëria do të përfaqësohet në UEFA Champions League nga ekipi i Teutës, që u shpall kampione e Kategorisë Superiore në këtë edicion futbollistik.

Shorti i vendosi përballë ekipit durrsak skuadrën moldave të Sherif Tiraspol, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Durrës, në datat 6 ose 7 korrik ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 ose 14 korrik në Moldavi.

Ndërsa në edicionin e parë historik të UEFA Conference League, do të marrin pjesë tre skuadra shqiptare, Vllaznia, Partizani dhe Laçi, që janë njohur sot me kundërshtarët e tyre.

Ekipi kryeqytetas do të përballet me moldavët e Sfintul George, me të kuqtë që do të udhëtojnë fillimisht drejt Moldavisë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Shqipëri.

Nga ana tjetër, shorti i caktoi përballë ekipit të Vllaznisë boshnjakët e Shiroki Brijeg, me skuadrën shkodrane që do të zhvillojë ndeshjen e parë në transfertë më 8 korrik ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Shkodër më 15 korrik.

Ndërsa ekipi i Laçit do të luajë kundër skuadrës malazeze të Podgoricës, fillimisht më 8 korrik në Shqipëri ndërsa ndeshjen e dytë në Mal të Zi më 15 korrik.

Finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin kombëtar “Air Albania”, më 25 maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.