Kosova

Mbahet seanca e parë kundër Agim Bahtirit për tenderin 768 mijë eurosh

Sot po mbahet seanca e parë kundër kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe dy zyrtarëve tjerë H.F., G.K., të cilët dyshohen për veprat penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, bëjnë të ditur burimet e Telegrafit.

Pos kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i akuzuar është dhe shefi i prokurimit pranë kësaj komune, për të cilët ekziston dyshimi se duke vepruar në cilësinë e personave zyrtar, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

Në aktakuzë, po ashtu është i përfshirë edhe drejtori i një operatori ekonomik. Ai dyshohet se si përfaqësues i atij operatori ka paraqitur ofertë bazuar në një marrëveshje të kundërligjshme, qëllimi i së cilës ishte që organizatori në rastin konkret Komuna e Mitrovicës, ta pranojë ofertën e tillë duke e kufizuar konkurrencën e lirë, ashtu që me rastin e lidhjes së një kontrate të lidhur në mes të autoritetit kontraktues, Komunës së Mitrovicës dhe Operatorit Ekonomik “HESALIGHT A/S me çmimin prej 767.940.00 €, kanë zbatuar procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara në Ligjin për Prokurim Publik.

Sipas një njoftimi  për media të publikuar muaj më parë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thuhet se: “Me këto veprime të pandehurit: Agim Bahtiri  dhe H.F. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i pandehuri G.K. ka kryer veprën penale: Marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, nga neni 309 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button