Politika

Vlahutin: KE njohu progresin e Shqipërisë, duhet zbatuar reforma në drejtësi

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin i dorëzoi sot progres raportin kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar një hap të madh rekomandimin për çeljen e negociatave.

Duke komentuar rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni për hapjen e negociatave të anëtarësimit, Vlahutin e cilësoi këtë vendim si njohje e progresit të bërë nga vendi.

Në konferencën e përbashkët më kryeministrin Rama, kryediplomatja e BE-së në Tiranë theksoi se negociatat nuk do të hapen pa u vërejtur progres konkret në reformën në drejtësi dhe veçanërisht në ligjin e Vettingut.

“Dy gjëra që nuk duhet t’i harrojmë, së pari zbatimi i mëtejshëm i reformës në drejtësi dhe zbatimi i Vettingut, dhe së dyti 5 prioritetet. Nga ritmi dhe cilësia e zbatimit të reformës në drejtësi, varet edhe hapja e negociatave”, u shpreh Vlahutin.

Ambasadorja e BE-së gjatë fjalës së saj u ndal edhe te lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe theksoi se duhet një veprim parandalues më i plotë në luftën kundër kanabisit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button