Politika
MiniShengeni ballkanik: Aleksandër Vuçiç vjen të premten në Tiranë
Aleksandër Vuçiç do të jetë në një vizitë zyrtare në Shqipëri, bëjnë të ditur burime mediaktike që i referohen njoftimeve nga presidenca serbe. Sipas saj zoti Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në 20-21 dhjetor, ku do të marre pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë. Takimi do te behet Rama-Vucic dhe Zaev. Kjo është hera e dytë brenda një viti që Vuçiç vjen në Tiranë, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, e organizuar nga presidenti Ilir Meta.