Bota

Kina lëshon raketën e saj më të fuqishme

Kina, që dëshiron të ketë rolin kryesor në eksplorimin hapësinor, lëshoi sot në hapësirë raketën më të fuqishme që ka ndërtuar ndonjëherë, e aftë të dërgojë në orbitën tokësore të ulët deri në 25 ton, njoftuan mediat zyrtare kineze.

“Raketa ‘Long March 5’ u nis në hapësirë rreth orës 20:43 sipas orës lokale (12:43 GMT) nga qendra e ndërtuar së fundmi në Wenchang, në ishullin Hainan, në juglindje, ku pjesët e ndryshme përbërëse të saj janë spostuar me anije”, theksoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve “HsinHua”.

“Disa dështime janë regjistruar gjatë testeve për ndërtimin e kësaj rakete që u realizua në disa instalime sekrete pranë Pekinit, madje projekti mori disa vite më shumë se afati i parashikuar”, shkruan “South China Morning Post”, një gazetë e Hong-Kong-ut duke cituar disa burime zyrtare, transmeton atsh.

Rreth 25 ton, e barazvlefshme me gati 16 makina, mund të vendoset në orbitën tokësore të ulët nga kjo raketo, ndërkohë që raketa amerikane “Saturn V” deri në të njëjtën orbitë mund të spostojë 154 ton, si dhe mundësoi gjithashtu vendosjne e austronautëve në Hënë në vitin 1969.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button