Bota

Katalanasit sfidojnë Madridin në një votim të qartë për pavarësinë

Rezultatet e hershme tregojnë 2milionë fletëvotime të hedhura, pavarësisht 760 personave të plagosur në përleshjet me policinë

Presidenti i Katalonjës tha se qytetarët e rajonit kishin “fituar të drejtën për të pasur një shtet të pavarur” pasi më shumë se 2 milion njerëz sfiduan përpjekjet e qeverisë spanjolle për të ndalur referendumin e së dielës dhe mbështetën në shumicë dërrmuese pavarësinë.

“Qeveria ime, në ditët e ardhshme do të dërgojë rezultatet e votimit të sotëm në parlamentin katalanas, ku mbështetet sovraniteti i popullit tonë”, tha Carles Puigdemont në një fjalim televiziv nga Barcelona, shkruan Financial Times.

Të dielën vonë qeveria katalanase tha se 90 përqind e 2.26 milionë votave të hedhura – rreth 40 përqind e atyre që kanë të drejtën për vote, që arrijnë në total në 5.4 milion – kishin qenë në favor të pavarësisë.

Komentet e z. Puigdemont erdhën pas një dite të dhunshme në të gjithë rajonin.

Më parë, policia spanjolle kishte penguar rrugën e tyre drejt qendrave të votimit, duke goditur njerëzit me shkopa gome dhe duke gjuajtur plumba gome në një përpjekje për të ndaluar një referendum që gjykata kushtetuese e vendit e kishte cilësuar si të paligjshme.

Autoritetet katalane thanë se më shumë se 760 njerëz u plagosën kur policia kombëtare e armatosur konfiskoi kutitë e votimit nëpër Barcelonë dhe qytete të tjera. Ministria e brendshme e Spanjës tha se 11 policë ishin lënduar duke u përpjekur për të ndaluar votimin.

Qeveria rajonale pretendoi se 96 përqind e qendrave të votimit kishin mundur të hapeshin për të paktën një pjesë të ditës. Ajo ka thënë më parë se do të deklarojë pavarësinë brenda 48 orëve të votimit të Po.

Në pjesën më të madhe të Katalonjës, votimi u zhvillua në mënyrë paqësore.

Ndërsa votimet u mbyllën në orën 8, Mariano Rajoy, kryeministri spanjoll, iu drejtua kombit për të thënë se sundimi i ligjit kishte mbizotëruar dhe nuk kishte “asnjë referendum të vetëvendosjes” në Katalunjë. Ai u tha zyrtarëve katalananë të mos marrin “hapa të rinj që nuk të çojnë askund” dhe e quajti votimin si një “sulm ndaj sundimit të ligjit”, duke pretenduar se shumica e katalanasve nuk e mbështesin pavarësinë.

“Bëmë atë që kishim për të bërë”, tha ai. “Ne jemi qeveria e Spanjës, unë jam kryeministri dhe marr përgjegjësitë e mia.

“Nuk pati referendum. Ajo që kemi parë ishte një dramatizim i thjeshtë “.

Pak kohë më pas, Pedro Sánchez, udhëheqësi socialist, dënoi dhunën e ditës dhe bëri thirrje për bisedime midis dy palëve. Ai tha se “hapja e një kanali bisedimesh politike” ishte “më urgjente se kurrë”.

Plani i qeverisë katalanase për të reaguar ndaj votimit mund të çojë në hapin ekstrem të shpalljes së pavarësisë së njëanshme. Kjo mund të detyrojë shtetin spanjoll të ndërhyjë dhe të pezullojë përkohësisht autonominë katalanase, duke e futur marrë Madridin në një territor kushtetues të paeksploruar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button