Ekonomia

Fluksi i investimeve të huaja u rrit në 9-mujorin e parë të 2015-ës

Politikat kryesore të vendit gjatë viteve të fundit kanë rezultuar në një kuadër të liberalizuar ekonomik dhe kanë sjellë një përmirësim të kushteve të bërjes biznes dhe thithjen e investimeve të huaja direkte.

Një mjedis biznesi favorizues reflekton në një feedback pozitiv dhe më shumë mundësi në tërheqjen e investitorëve të rinj, duke kthyer interesin e tyre potencial në projekte reale investimi. Fokusi për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë shqiptare do të mbetet tërheqja e investimeve të huaja direkte me prioritet në sektorët ku ekonomia shqiptare ka potencial të pashfrytëzuar si në aspektin e burimeve natyrore, ashtu dhe në zhvillimin e sektorëve që ende nuk janë duke performuar me potencialin e tyre të plotë.

Të tillë sektorë janë sektori i energjisë së rinovueshme, sektori i turizmit, sektori i agrobiznesit, sektori i infrastrukturës dhe ai i shërbimeve. Shqipëria ka përshtatur një kuadër ligjor liberal të projektuar për krijimin e një klime të favorshme investimi për investitorët e huaj. Shqipëria ka zbatuar një kuadër të favorshëm politikash për Investimet e Huaja Direkte.

Nga 1 janari i këtij viti qeveria shqiptare po zbaton ligjin e ri për investimet strategjike. Ky ligj synon nxitjen dhe tërheqjen e investimeve strategjike, vendase dhe të huaja, në sektorët e ekonomisë, të identifikuar prej këtij ligji si sektorë strategjikë, nëpërmjet vendosjes së procedurave të posaçme administrative favorizuese, lehtësuese apo përshpejtuese të mbështetjes e të shërbimeve ndaj investitorëve.

Fluksi IHD (1)Interesimi i kompanive të huaja për të ardhur në Shqipëri tregohet dhe nga numri i bizneseve të huaja të regjistruara në QKR. Sipas të dhënave të QKR-së, deri në fund te vitit 2015 rezultojnë gjithsej 8.558 kompani të huaja që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Prej të cilave rreth 73% janë kompani me pronësi të huaj dhe 30% janë kompani me kapital të përbashkët.
Këto kompani janë kryesisht të përqendruara në qarkun e Tiranës (55.45%), në qarkun e Durrësit (9.86%)., në qarkun e Vlorës (3.77%) , në qarkun e Shkodrës (2.64%), Korçës (2.90%) etj.

Viti 2014: Hapur në total 1268 biznese të reja të huaja në QKR. Prej tyre: 949 kompani me kapital 100% të huaj dhe 319 kompani me kapital të përbashkët.

Viti 2015: Hapur në total 1382 biznese të reja të huaja në QKR. Prej tyre: 1043 kompani me kapital 100% të huaj dhe 339 kompani me kapital të përbashkët.

Duke iu referuar ndarjes sipas aktivitetit, të regjistruara pranë Qendrës së Regjistrimit, peshën e më të madhe e zënë aktivitetet kryesore ekonomike: tregtia (23.47% përqind), industria përpunuese (11.95 përqind), ndërtimi (7.34 %) dhe informacion & telekomunikacioni ( 4.49 % përqind).

Fluksi IHD-ve referuar 9 mujori i pare (2014, 2015

ihddNdërsa në vlerë, sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë rezulton se për 9 mujorin e vitit 2015 investimet e huaja arritën 721 milionë euro. Ndërkohë për të njëjtën periudhë të një viti më pareë2014, vlera e investimeve ka qenë në vlerën 623 milionë euro. Pra vihet re një tendencë rritjeje e investimeve të huaja me rreth 100 milionë euro, ose e shprehur ndryshe një rritje prej 15,7% krahasuar me 9 mujorin e vitit 2014.

Analizat e detajuara të Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se edhe në tremujorin e tretë të vitit sektori që ka thithur më shumë investime nga jashtë është ai i energjetikës me 61 për qind të totalit, ndërsa në vendin e dytë vijnë hidrokarburet me rreth 21 për qind.

Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimi të ekonomisë. Ato përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin pronar të më shumë se 10% të kapitalit të një ndërmarrje. IHD-të janë një tregues i rëndësishëm i besimit të investitorëve të huaj në një vend, dhe ato ulen në kushtet e krizave ekonomike dhe politike, dhe rriten në kushtet e përmirësimit të ambjentit ekonomik dhe politik.

Fluksi i IHD sipas vendit të origjinës per vitin 2014

Stoku IHDBazuar në Raportin e Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2014, fluksi i IHD-ve ishte 869 milionë euro. Pesë shtetet kryesore të origjinës, në përbërjen e këtij fluksi janë: Greqia me 13%, Hollanda me 9%, Zvicra me 9 % , Turqia me 7 % si dhe Itali me 4 % .

Stoku i Investimeve te huaja

Stoku i Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri shënoi 4,565 MLN Euro në fund të vitit 2014, duke pasur një rritje me më shumë se 11% e totalit të stokut të IHD-ve krahasuar me vitin 2013.
Peshën kryesore të shteteve të origjinës së investitorëve të huaj në stokun e IHD-ve e zë Greqia me vlerë 1,169 Mln Euro ose e shprehur në përqindje  26% të totalit të stokut. Ky shtet ndiqet nga Kanadaja në vend të dytë  më 755 MLN Euro ose 16% e totalit dhe në vend të tretë renditet Italia me 526 MLN Euro, ose me një peshë rreth 11% total të stokut të IHD-ve.

Fluksi IHD-ve sipas aktivitetit ekonomik

Fluksi IHD (1)Aktivitetet ekonomike kryesore në të cilat është drejtuar fluksi i IHD-ve gjatë vitit 2014 janë:
1. Industria nxjerrëse me rreth 58% të vlerës;
2. Transporti dhe telekomunikacioni me rreth 13% të vlerës;
3. Energjetika me rreth 9% të vlerës;
4. Pasuritë e patundshme, dhënia me qira, informatika, puna kërkimore shkencore, të tjera aktivitete profesionale me rreth 8% të vlerës; dhe
5. Të tjera me 7% totalit të vlerës së  fluksit të IHD-ve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button