Bota

Brenda dy vjetëve rusët do të posedojnë raketën të cilën askush nuk do mund ta shkatërrojë?

Raketa “Cirkon” është në fazën e testimit dhe pritet të futet në përdorim nga Ushtria ruse deri në vitin 2018.

Testimi i raketës “Cirkon” ka filluar disa muaj më parë, raportojnë mediat ruse, duke pranuar se ky testim do të zgjasë deri në vitin 2017, derisa prodhimi serik do të fillojë më 2018, transmeton Telegrafi.

Zhvillimi i teknologjisë së kësaj rakete ka filluar në vitin 2011, ndërsa ajo kur të futet në përdorim pritet të jetë shtylla kryesore e flotës ruse.

Ekspertët besojnë se raketa do të fluturojë me shpejtësi gjashtë herë më të madhe sesa ajo e zërit dhe do të jetë tejet e vështirë për t’u shkatërruar. Sipas ekspertëve, aktualisht nuk ekziston ndonjë lloj i armës që do të mund të shkatërronte një raketë tillë. Rrezja e veprimit të saj do të duhej të ishte më e madhe se 100 kilometra, kurse deri tek caku mund të arrij për vetëm 12 minuta.

Një raketë të ngjashme me shpejtësi supersonike janë duke e prodhuar edhe amerikanët, por ajo është planifikuar të jetë funksionale në vitin 2025.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button