Bota

18 migrantë mbyten në Egje’, përfshirë disa fëmijë

Të paktën 18 migrantë, në mesin e së cilëve disa fëmijë, u mbytën në brigjet perëndimore të Turqisë gjatë fundosjes, mëngjesin e sotëm, të një barke në detin Egje’, me destinacion ishullin grek Lesbos, bëri të ditur agjencia turke e lajmeve Dogan.

”Barka e vogël e mbingarkuar, e cila u nis nga qyteti i vogël turk, Bademli (perëndim), është fundosur disa milje larg bregut për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike”, saktësoi agjencia.

”Disa persona të tjerë rezultojnë të humbur dhe rojat bregdetare turke po punojnë për gjetjen e tyre”, shtoi Dogan.

Kombësia e persona në bordin e anijes së vogël nuk bëhet ende e ditur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button