Kronika

Sheshi “Skënderbej” hapet më 10 qershor

Sheshi “Skënderbej” do të hapet më datën 10 qershor. Ka qënë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që ka bërë të ditur datën gjatë një takimi të kryeminsitrit Edi Rama me pensionistë, në parkun e Liqenit.

“Sheshi ka dalë shumë bukur, këtë javë do testojmë shatërvanët, të shikojmë sa mirë funksionojnë. Kemi mbjellë shumë pemë rreth e rrotull, do ketë një pjesë me hije me pemë, një pjesë e kemi bërë vetëm me ullinj, një pjesë e kemi bërë vetëm me pemë frutore, portokalle, limon, fiq. Vend fantastik nëse keni biçikletë, patina, është e pjerrët po të hipësh në majë”, tha Veliaj. Edhe kryeministri Rama vlerësoi realizimin e këtij projekti duke e cilësuar fantastik.

Kreu i bashkisë informoi kryeministrin lidhur me projektet aktuale për mbjelljen e pemëve të Pyllit Orbital, aktivetet e shumta që zhvillohen në parkun e Liqenit dhe shumë projekte të tjera për Tiranën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button