☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.14 ▲1.12%
ARI 4,001 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,400 ▼ -2.21% ETH $2,247 ▼ -3.15% XRP $1.2532 ▼ -3.33% SOL $97.4300 ▼ -2.77%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,001 ▼0.76 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,001 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama-Hoyt, takim në Kryeministri, asnjë informacion nga takimi

Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, u takua me kryeministrin Edi Rama paraditen e së hënës, si një përpjekje e fundit që mazhoranca dhe opozita të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës. Zyrtari amerikan është shoqëruar nga ambasadori Donald Lu, kurse Kryeministri Rama është shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Megjithese takimi ka zgjatur 80 minuta nuk ka asnje informacion mbi kete takim.
Një ditë më parë, nga një forum për sigurinë në Budva të Malit të Zi, zyrtari amerikan tha: “Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin, shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Theodore Roosevelt, se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë”.
Hoyt Brian Yee do të takojë krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës dhe kjo shikohet si lëvizja e fundit e ndërkombëtarëve që mund t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës, ndërsa shumica është e sigurt të vijojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, kurse opozita kërkon zgjidhje politike dhe qeveri teknike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.