Sporti

EURO 2020 – Edhe Italia në gjysmëfinale pas fitores 2-1 kundër Belgjikës

Italia u bë gjysmëfinalistja e dytë e EURO 2020, pas fitores kundër Belgjikës me rezultatin 2-1. Rezultati i gjithë ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Allianze Arena’’ të Mynihut, u përcaktua që në pjesën e parë, me gola të Barella (31’), Insigne (44’) dhe me ngushtimin e diferencës së golave nga Lukaku (45+2’), me penallti. Pjesa e dytë e ndeshjes së gjykuar nga slloveni Vinçiç nuk solli asgjë të re.

“Italia ishte shumë e fortë, inteligjente dhe e mirë”, shkruan gazeta ‘De Morgen’ dhe ‘De Standaard’ pranon se Djajtë e Kuq nuk ishin në lartësinë e duhur në përballjen me Italinë.

“Ky dështim i ri do të jetë i vështirë për tu tretur, ky brez i artë lojtarësh mbase nuk do të fitojë kurrë një turne ndërkombëtar”, thekson ‘La derniere Heure’.

Ndërsa ‘Le Soir nënvizon “edhe një herë të humbur” përballë shpresave që kishin lindur rreth një ekipi që dukej i aftë të përmbushte arritjen për të cilën të gjithë aspironin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button