Sporti

Kane heroi i Anglisë/ “3 Luanët” përballë Italisë në finalen e Euro 2020

Anglia ka kaluar në finalen e Euro 2020 pasi mposhti më rezultatin 2-1 Danimarkën, në finale Anglia do të përballet me Italinë.
Në një ndeshje plot emocione dhe spektakël ishin danezët që kaluan të parët në avantazh me një super gol të Damsgaard i cili shënoi nga një goditje dënimi në minutën e 30. Me golin e pësuar Anglia e rrit presion në portën kundërshtare duke bërë që avantazhi i ‘vikingëve’ të mos zgjaste shumë. Në minutën e 39 Kjaer është i pafat pasi shënon autogol pas një depërtimi të mirë që Sterling bën në krahun e djathtë.

Me rezultatin 1-1 do të mbyllej pjesa e parë dhe e gjithë koha e rregullt duke bërë që edhe kjo ndeshje të shkojë në kohën shtesë. Në fundin e shtesës së parë Sterling fiton një penallti e cila u shndërrua në gol nga kapiteni Harry Kane.

Anglia e cila është një nga pretendetet për fitimin e këtij kompeticioni do të përballet të dielën në finale me Italinë e cila dje mundi me penallti Spanjën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button