Rajoni

Bullgari Velev ultimatum Maqedonisë: Keni afat një javë ta arrestoni Nedellkovskin

Dinko Velev, bullgari i njohur për fushatën e tij në kapjen e refugjatëve të cilët ilegalisht kanë hyrë në Bullgari, ka lëshuar një ultimatum njëjavorë për autoritetet e Maqedonisë.

Sipas gazetës bullgare ”Blic”, Dinko Velev thotë se: ”U jap autoriteteve maqedonase saktësisht një javë që ta arrestojnë shtetasin e tyre, Milenko Nedellkovski, për aktin vandal që e ka kryer! Tashmë i kemi kushtuar shumë vëmendje dhe ai forcohet ende më shumë. Çdo ditë lëshon video klipe të reja provokuese për Bullgarinë.”

Velev më herët kërcënoi se do të vijë dhe do t’ia thejë veturën me çekan, Milenko Nedellkovskit, por jo edhe të rrihet me të, pasi që nuk e konsideron si të së njëjtës kategori.

Gazetari shovinist Milenko Nedellkovski para disa ditë theu pllakën përkujtimore të ushtarëve bullgarë të rënë në Luftën I Botërore në Kajmakçallan të Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button