Kronika

Vrasja e 19-vjeçares, arrestohet 1 i dyshuar, i gjendet laborator droge

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të dyshuar si një autorët e konfliktit të armatosur të shtunën në mbrëmje, ku si pasoja mbeti e vrarë një 19-vjeçare dhe u plagosën dy persona të tjerë.makine

Sipas bluve të qytetit verior, mësohet se i dyshuari është vënë në pranga rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në banesën e tij.

Policia nuk e ka zbardhur ende identitetin e tij për shkaqe hetimi, ndërsa ka njoftuar se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka gjetur dhe sekuestruar një laborator të përpunimit të hashashit.

Personi i arrestuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri brenda dhe jashtë mjediseve të lokalit me muzikë live “Argenti” në Kryebushat të Shkodrës.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbi jetën mbrëmë 19-vjeçarja Elsa Tusha, e cila u gjet në sedijen e pasme të mjetit tip “BMW X5” me targë SH 6969 E.

Pas hetimeve, policia tha se 19-vjeçarja është qëlluar aksidentalisht nga autorët. Nga të shtënat u plagosën edhe Selim Aleci, 56 vjeç, dhe Paulin Noja, 30 vjeç, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button