☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.50 ▼0.26%
ARI 4,018 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,178 ▲ +0.16% ETH $2,324 ▼ -0.08% XRP $1.3107 ▲ +1.14% SOL $100.9600 ▼ -0.38%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.50 ▼0.26 % ARI 4,018 ▼0.51 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.50 ▼0.26 % ARI 4,018 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Policia e Shtetit merr në mbrojtje Tom Doshin

Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje deputetin Tom Doshi, pas akuzave të këtij të fundit ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta se ka paguar për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mëhill Fufi.bami-doshi

Lajmin e ka njoftuar vetë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nëpërmjet një prononcimi për “Gazetën Shqiptare”.

Policia nuk ka dhënë shumë detaje se sa është numri i efektivëve që janë vënë në dispozicion të deputetit, por ajo që konfirmohet është vetëm se ndaj Doshit janë shtuar masat e sigurisë, përveç rojeve private që ka punësuar politikani shkodran.

Mbrojtja ndaj tij mësohet se ka nisur që nga dita e premte, ditë kur kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputeti Frroku dhanë dëshmitë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Bëhet me dije se deputeti Doshi nuk ka dorëzuar një kërkesë pran policisë për t’u marrë në mbrojtje, por ka qenë vetë policia ajo që pas deklaratave të tij ka vendosur ta marrë atë në mbrojtje.

Që nga vjeshta e vitit të kaluar, muaji shtator, Tom Doshi kishte punësuar katër truproja dhe kishte blerë një automjet super të blinduar tip “Audi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.