Kronika

Lezhë, finalizohet me sukses operacioni “Montana”, arrestohen dy persona

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Montana”, duke vënë në pranga 2 persona për shfrytëzim prostitucioni.

Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit, Filip Shtjefni (me nofkën Tony Montana), 49 vjeç, banues në fshatin Gramsh Lezhë, si dhe Lula Marku, 47 vjeçe,  banuese në Lezhë.

Operacioni i policisë mësohet se ka nisur pas denoncimit të bërë nga shtetasia E.M. në ngarkim të shtetasit Filip Shtjefni. Si rezultat i hetimeve të kryera nga Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme  për dokumentimin e plotë të kësaj çështje penale,  rezultoi se këta  2 shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, një lokal në Lezhë e  përdornin si kamoflim për shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar shtetasen E.M. e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë veten.

Mbi personat e arrestuar, tashmë rëndojnë akuzat për “Shfrytëzim prostitucioni”,  “Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Heqje e paligjshme e lirisë së personit”, “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button