Kronika

Asgjësohen mbi 1 mijë rrënjë kanabis në Krujë, në kërkim një person

Një 46-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Krujës pasi u gjetën 1100 rrënjë kanabis të mbjella në afërsi të banesës së tij në fshatin Mallkuç.

Policia bën të ditur se personi i shpallur në kërkim është shtetasi A. U. 46 vjeç,  banues në Krujë. Bimët narkotike u asgjësuan menjëherë me anë të djegies.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284  të Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button