“Gazprom” nuk do të marrë pjesë në projektin për qendrën shpërndarëse të gazit “Ballkan”
Agjencia e lajmeve TASS njoftoi, duke cituar presidentin e “Gazprom”-it Aleksej Miler, se kompania ruse e gazit nuk planifikon të marrë pjesë në projektin për qendrën e re shpërndarëse të gazit “Ballkan” në territorin e Bullgarisë. Qendra në fjalë që nga viti 2015 është në listën e projekteve me “interes të përbashkët” të Bashkimit Evropian dhe parashikohet se ajo do të mbledhë dhe do të rishpërndajë flukset e gazit përmes interkonektorëve drejt shteteve të tjera ballkanike.
Ndërkohë, në një intervistë televizive të martën Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev tha se prioriteti kryesor i Bullgarisë është që ajo të mbetet e hapur për të gjitha burimet e furnizimeve të gazit. Në këtë kontekst shteti ynë po fillon shumë procedura për zgjerimin e sistemit tonë të transmetimit të gazit do po zhvillon investime të reja, të cilat do t’i lejojnë asaj që të mbrojë rolin e vet në transportimin e gazit natyror në përputhje me legjislacionin evropian.