Kronika

Manjani vijon “sulmin” ndaj prokurorisë: Janë dembel për shkak të sistemit

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se prokurorët janë dembel.

I pranishëm në Komisionin e Ligjeve për të raportuar mbi raportin vjetor të vitit 2015 të Ministrisë së Drejtësisë mbi inspektimet e kryera nga organi akuzës, Ministri Manjani tha se janë regjistruar rreth 2 mijë procedime penale dhe janë kërkuar masa disiplinore ndaj prokurorëve.

Siç tha  Manjani, organi i akuzës është pre e një sistemi dembel.

“Dembelizmi nuk është çështje totalisht e prokurorëve, por si një rrjedhojë e sistemit. Kjo nuk i justifikon në pasivitetin e tyre”, vijoi Manjani.

“Kemi ushtruar kontrolle periodike, si dhe kontrolle mbi bazën e ankesave. Kontrollet janë ushtruar në tetë prokurori të vendit dhe janë verifikuar rreth 2 mijë procedime penale si dhe janë propozuar masa disiplinore ndaj prokurorëve. Ankesat për shërbimin e Prokurorisë në Ministri janë të një numri të lartë që reflekton besimin e ulët të publikut tek ky shërbim”, tha Ministri i Drejtësisë.

Ministri Drejtësisë tha se problem kryesor është mos hetimi i korrupsionit. “Është një problem ulëritës. Korrupsioni vijon të mos ketë intensitet hetimi. Problem mbetet procedura hetimore, bashkëpunimi me policinë gjyqësore dhe prandaj kam kërkuar dhe rishkrim të të kodit të procedurës penale”, nënvizoi Ministri i Drejtësisë.

Nuk është hera e parë, që Ministri Manjani sulmon prokurorin në daljet e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button