Ekonomia

Veliaj: Aspirata jonë është që edhe të pasurit të hipin në autobus

Sheshi “Skëndërbej” është pika e takimit për të gjithë shqiptarët ndaj duhet një shesh dinjitoz në funksion të njerëzve.

Është kjo deklarata që Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri gjatë diskutimit të projektit me banorët e njësisë nr.9, në ambjentet e Muzeut Kombëtar.

“Sheshi “Skëndërbej” është pika e takimit e të gjithë shqiptarëve, prandaj duhet një shesh dinjitoz. Sheshi duhet të jetë në funksion të njerëzve dhe ky është propozimi ynë për komunitetin dhe sigurisht që përfshin pllaka dhe gjelbërim. Ky projekt është gjë e mirë edhe për punësimin. Për një vit do të punësohen 1000 vetë dhe ky është lajm i mire”, tha Veliaj.

Po ashtu, kryebashkiaku foli edhe për transportin publik, për të cilin sipas tij, Bashkia po punon për cilësinë e shërbimit për qytetarët.

“Aspirata jonë është që edhe të pasurit të hipin në autobus. Po punojmë që shërbimi publik të jetë dinjitoz’, nënvizoi ai.

Nga ana tjetër, ai vuri në dukje se paralelisht po punohet me projekte të tjera në Tiranë, për më shumë hapësira nëpër lagje.

“ Po punojmë me projekte dhe për më shumë hapësira nëpër lagje. Po punohet kudo me një ritëm të jashtëzakonshëm. Ne ecim jashtëzakonisht shpejt”, përfundoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button