Bota

SHBA – Trump ndalon ndihmat për vendet e Amerikës Qendrore

Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të ulin ose të zvogëlojnë ndjeshëm ndihmën masive të dhënë rregullisht për Guatemalën, Hondurasin dhe Salvadorin, vende ku autoritetet e këtyre shteteve lejojnë kalime ilegale për në SHBA, tha përmes Twitter-it presidenti amerikan, Donald Trump.

Trump ka  akuzuar tri vendet e Amerikës Qendrore se nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë rrjedhën e njerëzve që duan të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trump shton se do t’i kërkojë administratës së tij të ndërpresë ndihmat për këto vende.

Është e disata herë që presidenti ka kërcënuar këto vende.

Para pak ditësh deklaroi se do të dërgonte ushtrinë dhe do të fillonte të ndërtonte murin përgjatë kufirit me Meksikën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button