Bota

Ankaraja dhe Uashingtoni do të intensifikojnë përpjekjet për eliminimin e ISIS-t nga kufiri turko-sirian

Ankaraja dhe Uashingtoni do të intensifikojnë operacionet e tyre në ditët e ardhshme për eliminimin e xhihadistëve të Shtetit Islamik, të pranishëm në kufirin turk në veri të Sirisë, konfirmoi sot kreu i diplomacisë turke.

“Ne kemi disa plane për t’i dhënë fund kontrollit që ushtron Daech (akronim në arabisht i Shtetit Islamik) në një zonë të kufirit tonë. Kur këto plane do të jenë të gatshme, operacionet tona do të vazhdojmë me më shumë intensitet”, deklaroi Feridun Sinirlioglu për agjencinë e lajmeve Anatolie.

“Ne nuk do të lejojmë grupin e Shtetit Islamik të vazhdojë të qëndrojë në kufirin tonë”, theksoi ai.

Kreu i diplomacisë amerikane, John Kerry, theksoi dje se SHBA-ja dhe Turqia do të nisin një operacion për të mbyllur plotësisht kufirin verior të Sirisë, kryesisht të kontrolluar nga Shtetit Islamik, që mundëson në mënyrë të veçantë kalimin e xhihadistëve që i bashkohen radhëve të tij.

“Kufiri sirian është i mbyllur në 75 për qind. Dhe ne do të fillojmë me një operacion me turqit për të mbyllur 98 kilomtrat e mbetura”, konfirmoi ai për stacionin televiziv amerikan CNN.

Gjatë samitit të tyre, që përfundoi të hënën në Turqi, drejtuesit e 20 vendeve më të pasura të planetit nënvizuan nevojën për të mposhtur Shtetit Islamik, “imazhin e së keqes”, sipas presidentit amerikan, Barack Obama, pas atentateve në Paris.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button