Politika

Meta pret deputete nga Taxhikistani: Shqipëria ka rritur përfaqësimin e grave në politikë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti të martën një përfaqësi të grave parlamentare nga Republika e Taxhikistanit, që po vizitojnë Shqipërinë me qëllim shkëmbimin e eksperiencave për rritjen e përfaqësimit të grave në jetën politike dhe ndërtimin e një rrjeti kontaktesh me gratë deputete shqiptare.

Gjatë takimit, kryetari i Kuvendit vuri në dukje se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në rritjen e përfaqësimit të grave në politikë, duke shënuar përmirësime të dukshme në drejtim të barazisë gjinore.

Kjo, tha Meta, është arritur përmes vendosjes së kuotave në listat elektorale, si dhe kontributit të grave deputete në Kuvend. Në këtë drejtim u vlerësua roli i OSBE/ODIHR në rekomandimet e ofruara për përmirësimin e kodit zgjedhor në Shqipëri.

Përfaqësueset e delegacionit të grave deputete të Taxhikistanit shprehën kënaqësinë e tyre për këtë vizitë në Shqipëri si dhe mirënjohjen ndaj OSBE-së, e cila mundësoi një sërë takimesh të rëndësishme në interes të rritjes së bashkëpunimit dhe përfitimit të eksperiencës shqiptare në rritjen e rolit të grave në politikëbërje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button