Sporti

Shqipëria U-15, fitore ndaj San Marinos

Shqipëria e moshës deri në 15 vjeç, e cila drejtohet nga Armand Dama, e ka mbyllur me fitore turneun “UEFA Development”, që është zhvilluar në Qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz. Në ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij turneu, Shqipëria ka patur përballë San Marinon, të cilën e ka mundur 2-0. Gola të cilat kanë ardhur në pjesën e dytë, ndërsa 40 minutëshi i parë, përtej rasteve të shumta për shënim për kuqezinjtë tanë, ka përfunduar 0-0. Goli i avantazhit është realizuar nga Alen Vukaj në të 52’, që ka shfrytëzuar një krosim të Mateo Dedës. Më pas në të 76’ ka dyfishuar Mihana dhe përfundimit 2-0 për Shqipërinë, që e mbyll këtë turne në vendin e dytë më 6 pikë.

Në vendin e parë Sllovakia me 9 pikë, që ka mundur Ishujt Faroe 4-0. Tanimë është radha e Shqipërisë së moshës 18 vjeç për të zbritur në fushën e lojës, ndërsa të martën në mesditë, në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, do të ketë përballë Malin e Zi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button