☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.70 ▲1.8%
ARI 4,062 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,404 ▲ +1.88% ETH $2,365 ▲ +2.15% XRP $1.3268 ▲ +1.81% SOL $102.9100 ▲ +2.64%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.70 ▲1.8 % ARI 4,062 ▼0.31 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.70 ▲1.8 % ARI 4,062 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Kombëtarja para miqësores, mbyll përgatitjet “shqiptare”

Kombëtarja kuqezi, u ka dhënë të hënën fund përgatitjeve të saj për miqësoren e radhës, atë që do të luhet më 9 nëntor ndaj Katarit, duke zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në Shqipëri. Kjo seancë është zhvilluar pasdite, duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës” dhe ka zgjatur diçka më tepër se 75 minuta.

Ndryshe nga seanca e parë, ajo e së shtunës, dhe ajo e dytë stërvitore, të zhvilluar të dielën, të dyja në kompleksin e saj stërvitor në Durrës, ajo e 3-ta të hënën ka konsistuar në një zhvendosje të vëmendjes në strategji. Kështu, nëse dy seancat e para kanë patur kryefjalë ngarkesën fizike, seanca e 3-të ka patur në qendër të vëmendjes pjesën taktike, teksa trajneri Edoardo Reja ka provuar edhe skemat e tij.

Në miqësoren e shkuar me Arabinë Saudite 76-vjeçari italian ka flirtuar edhe me 3-5-2-shin e tij tradicional, por edhe me 4-4-2-shin, ndërsa interesant është fakti se në sulm është provuar të hënën edhe dyshja Redon Xhixha-Xhulio Skuka. Të martën në mëngjes do të niset për Spanjë, teksa pasdite do të zhvillojë edhe një seancë të fundit stërvitore në stadiumin e ndeshjes në Marbeja.

Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet pikërisht në stadiumin e Marbejas dhe do të nisë në ora 18:30. Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.