Ekonomia

Importe: Mallrat e akcizës, karburantet dhe cigaret në rënie, birra dhe kafeja rritje

bImportet e cigareve dhe karburanteve shënuan rënie vjetore përkatësisht me -19.7 për qind dhe -1.3 për qind në janar-nëntor 2015. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave zhdoganimet e cigares shfaqen rënien më të madhe që nga 2011 kur nisi rritja e akcizës ndaj tyre.

Arsyet lidhen kryesisht me rritjen e prodhimit vendas të duhanit, por edhe me rritjen e kontrabandës në produktet e duhanit, e nxitur nga akciza më e lartë.
Ndërsa sa i takon rënies së importeve të karburanteve Shoqata e Hidrokarbureve arsyeton se rënia zhdoganimeve i dedikohet rënies së kërkesës. Këtë vit janë zhvilluar më pak punë publike, të cilat tradicionalisht e kanë rritur konsumin e naftës, pohojnë ekspertët e sektorit.

Përkundër ecurisë së importeve të cigares dhe karburanteve, zhdoganimet e birrës dhe kafesë kanë pësuar rritje me 17 dhe 16 për qind. Doganierët e terrenit në dogana pohojnë se ecuria në rritje e zhdoganimeve të kafesë i atribuohet lehtësimit të këtij produkti nga akciza.

Që kur qeveria në vitin 2009 nisi të lehtësojë taksimin me akcizë mbi kafene, importet e saj krahasuar me këtë vit gati janë dyfishuar. Nga 30 për qind të vlerës së importit në 1996 akciza u bë fikse në 2003. Në vitin 2013 vlera e akcizës u rrit, ndërsa lehtësimi nisi pas 2010. Duke ndjekur modelin e shumicës së vendeve të BE në 2012 akciza për kafenë e papjekur u bë 0 nga 30 lekë kilogrami që ishte, ndërsa për kafen e papjekur taksimi me akcizë u ul ndjeshëm.
Gjithashtu pas një rënie sistematike importet e birrës kanë shënuar rritje këtë vit me 17.8 për qind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button