☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.43 ▼0.32%
ARI 4,037 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,261 ▲ +0.13% ETH $2,329 ▲ +0.45% XRP $1.3128 ▲ +1.49% SOL $100.6600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Rough Guide rekomandon sërish Shqipërinë, e pesta në listën e 10 destinacioneve për 2016

bbAta që do të shkojnë, do të gjejnë trashëgimi botërore të mbrojtura nga UNESCO, si qytetin antik grek të Butrintit, plazhe të praruara në bregdetin jonian, liqene madhështore malore, arkitekturë otomane dhe vendas miqësorë që ju orientojnë në drejtimin e duhur për ta zbuluar. Bëjeni këtë udhëtim përpara se bota të kuptojë se çfarë po humbet…Pasi “ Rough Guide” e sugjeronte Shqipërinë si një zgjedhje ideale për të bërë plazh kompania turistike britanike e ka përfshirë vendin e shqiponjave në listën e 10 destinacioneve më të mira për t’u vizituar në 2016-n.

Shqipëria renditet e pesta, pas Nepalit, Kolumbisë, Kubës, Jordanisë. Pas Shqipërisë vijnë Rumania, Salvatori, Uellsi, Kenia dhe lista mbyllet me Sri Lankën.
Për Shqipërinë, Martin Zatko, i bashkëautor guidash thotë “Duhet t’i bëni një vizitë këtij cepi tërheqës të Europës, përpara se të fitojë popullaritetin që meriton”.
Në përshkrimin që i bëhet Shqipërisë thuhet: “Ndërsa vendet fqinjë Greqia dhe Kroacia kanë një turizëm të zhvilluar, Shqipëria mbetet një nga vendet më misterioze. Por, ata që do të shkojnë, do të gjejnë trashëgimi botërore të mbrojtura nga UNESCO, si qytetin antik grek të Butrintit, plazhe të praruara në bregdetin jonian, liqene madhështore malore, arkitekturë otomane dhe vendas miqësorë që ju orientojnë në drejtimin e duhur për ta zbuluar. Bëjeni këtë udhëtim përpara se bota të kuptojë se çfarë po humbet”.
Në videon që shoqëron artikullin jepen pamje të jetës së përditshme nga Shqipëria, si një stacion treni, apo një familje rome, një burrë duke shitur misra, disa pleq duke pirë në local, por dhe atraksione historike si Kalaja e Krujës, statuja e nënë Terezës, rrënojat antike të Durrësit, bjeshkët shqiptare me natyrën mahnitëse, tavolinat plot me ushqime tradicionale, ndërsa video mbyllet me Beratin në mbrëmje.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.