Politika

Qeveria çon për ratifikim në Kuvend marrëveshjen me Italinë për migrantët

Këshilli i Ministrave i propozoi sot Kuvendit për shqyrtim e miratim projektligjin “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nënshkruan në 6 nëntor në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të një qendre për strehimin e migrantëve.

Sipas marrëveshjes qendra do të vendoset në Gjadër të Lezhës dhe do të ketë një kapacitet maksimal prej 3 mijë personash.

Marrëveshja parashikon që të  gjitha shpenzimet do të përballohen nga Italia, ndërsa pala italiane do të procedojë me kërkesat për azil. Personat të cilëve nuk do t’u miratohet procedura e azilit do të riatdhesohen drejt vendeve të tyre, sipas marrëveshjeve dypalëshe që ka pala italiane me ato vende.

Kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 5 vjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button