Ekonomia

Balluku: SHBA, mundësi konkrete financimi për Skavicën dhe TEC Vlorë

Zv.Kryeministrja, njëherësh, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ndërsa po merr pjesë në në Forumin Energjetik të Evropës Juglindore, në Selanik të Greqisë, ka zhvilluar sot takime të rëndësishme me përfaqësues të qeverisë amerikane.

Në një postim në rrjetet sociale Balluku shprehet se në Selanik, së bashku me ambasadoren Kim, zhvilluam një takim të rëndësishëm me përfaqësues të administratës së Qeverisë Amerikane.

Ajo thekson se, SHBA parashtroi mundësinë konkrete të financimit të dy projekteve strategjike Skavica dhe TEC Vlorë.

“Diskutuam rreth ecurisë së dy projekteve të mëdha që kemi iniciuar me SHBA, Skavica dhe Projekti i LNG në Vlorë, si dhe për vijueshmërinë e këtij bashkëpunimi. Zv Asistent Sekretari i Departamentit Amerikan të Energjisë, Joshua Volz, theksoi mbështetjen e SHBA për projekte që përforcojnë sigurinë energjetike në vend e më gjerë, duke ofruar dhe mundësi për financimin e tyre. Ndërkohë, Drejtori i Zhvillimit të Korporatës Financiare për Zhvillim të SHBA, Andrew Herscoëitz, parashtroi mundësinë konkrete të financimit të dy projekteve strategjike Skavica dhe TEC Vlorë. Në kohë të vështira vlerësojmë akoma më shumë vëmendjen e partnerëve tanë strategjik”, shprehet Balluku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button