Ekonomia

Panariti: Produktet ushqimore që plotësojnë standardet, të importohen nga Kosova

panaritiMinistri i Bujqësisë Edmond Panariti, deklaroi sot se, të gjitha produktet bujqësore nga Kosova, të cilat i plotësojnë standardet evropiane, përfshirë edhe miellin, mund të eksportohet pa asnjë problem në Shqipëri.

Minsitri i Bujqësisë, Panariti, takoi sot prodhuesit shqiptarë të miellit të cilët një ditë më parë paralajmëruan se do të fikin fabrikat.

Prodhuesit janë shprehur kundër vendimit të Ministrisë së Bujqësisë për uljen e përqindjes së proteinës në miell nga 12.5 në 9 përqind, duke akuzuar se ky vendim shkatërron biznesin vendas dhe dëmton konsumatorin.

Por ministria e Bujqësisë garanton se vendimi nuk paraqet asnje rrezik për shendetin e konsumatorëve, ndërsa paralajmeron se ndalohet hyrja e miellit jashtë standarteve.

Gjatë një konference për shtyp ministri Panariti theksoi se, kemi rene dakort për adaptimin e një standardi unik për çështjen e sigurisë së ushqimeve dhe se kjo bën që të hiqet çdo lloj pengese në lëvizjen e lirë të mallrave ushqimorë, jo vetëm të miellit, por të gjitha produkteve.

Ministri Panariti tha se produktet kosovare janë cilësore, të cilat janë sipas standardeve më të larta të BE-së dhe se nuk ekzistojnë pengesa, që këto produkte të eksportohen dhe në tregun e Shqipërisë, në momentin që ato i plotësojnë këto standarde. Ai pa hezituar tha se edhe në këtë takim ishte konfirmua se mielli, i cili është për eksport në Shqipëri, ka përqindje 12.5 të proteinave dhe se nuk do të ketë kurrfarë pengese. Ndërsa deklaroi se nuk do të ketë asnjë barrierë për importuesit kosovarë të miellit, të cilët i plotësojnë standardet e BE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button