Ekonomia
Panariti qetëson fermerët: Duhet çmim bazë, poshtë të cilit s’mund të shkohet
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka komentuar sot shqetësimet e fermerëve lidhur me çmimin e shitjes së prodhimeve të tyre bujqësore.
Prej disa ditësh, fermerët janë ankuar për çmim të ulët të domates. Ministri Panariti thotë se kjo mund të ndodhë edhe për produktet e tjera, por thekson se duhet të ketë një çmim bazë, poshtë të cilit nuk mund të shkohet.
“Ministria ka 2 javë që po merret me këtë çështje. Nuk mund të tallemi me mundin tuaj. Është me rëndësi një bursë bujqësore, në interes të fermerëve. Unë jam këtu të dëgjoj problemet tuaja. Për prodhimet duhet të vendoset një çmim i dakordësuar me fermerët. Duhet të mbrojmë interesat e prodhuesve”, tha ministri Panariti.