Kronika

Ja ku u arrestuan Shullazi, shoku i tij i ngushtë dhe kushëriri

Emiljano Shullazi u arrestua nga Policia rreth orës 21:00 tek lokali i tij në rrugën e Kavajës “Vila 1928”, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Shoku i tij i ngushtë Gilamando Dani u ndalua nga efektivët e policisë rreth një orë më vonë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kur shkoi për tu interesuar për mikun e tij Shullazi, raporton News 24.

Ndërsa kushëriri i Shullazit, Blerimi u ndalua rreth orës 03:00 të mëngjesit të së djelës në banesën e tij në Krujë. Aty policia i ka gjetur rreth 3 kilogramë lëndë narkotike kanabisi dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh.

Ndaj tyre, prokuroria për Krimet e Rënda kishte lëshuar urdhër ndalimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”

Të arrestuarit

Emiljano Shullazi 38 vjeç banues në Tiranë

Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë

Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button