Politika

Edi Rama: Nuk duhen futur duart e partive në procesin e vetingut

Pas takimit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe ambasadorin amerikan Donald Lu, Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se Partia Demokratike po vazhdon të tregojë përralla nga frika e Reformës në Drejtësi.

Kryeministri Rama theksoi se partitë politike nuk duhet të fusin duart në procesin e vetingut.

“Kemi pranuar që shumica e thjeshtë nuk mundet të emërojë gjykatësit . Të 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i ka zgjedhur qeveria e PD-së. Disa nga anëtarët e Kushtetueses janë zgjedhur me më pak se 71 vota. Nga 17 anëtarë të Gjykatës së Lartë, 16 i ka zgjedhur qeveria e PD-së”, tha Rama.

Teksa u ndal te akuzat e Partisë Demokratike për kapjen e sistemit, kryeministri Rama u shpreh se: “Nëse ky sistem është i kapur apo jo, e dinë familjarët e viktimave të 21 Janarit dhe Gërdecit. Nëse ky sistem është i kapur apo jo, e dinë pronarët e zhveshur nga çdo pronë me vendim gjykate”.

Kryeministri Rama duke iu drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se ai me një raport mjekësor i ka ikur gjykimit të një çështjeje që u mbyll për procedurë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button