Kronika

Arratisja nga burgu i Drenovës, kërkohet në total 136 vite burg

Prokuroria e Korçës ka kërkuar në total 136 vite burg për 9 të arratisurit dhe bashkëpunëtorët e burgut  të Drenovës. Për kreun e grupit të të arratisurve, Admir Tafili organi i akuzës kërkoi 20 vite burg, dhe të njëjtën masë dënimi ka kërkuar edhe ndaj Fran Marashit e Gëzim Gurit.

fotot-e-te-arretisurveMë e lehtë duket se ka qenë kërkesa për dëm ndaj Artur Goresë, i cili ka kërkuar 10 vjet burg. Sot prokuroria ka dhënë pretencën edhe për 4 bashkëpunëtorët. Për Alfred Qefalinë është kërkuar 10 vjet burg, Bledian Çela 15 vjet, Albi Mecini 12 vjet, Ervis Lami, 18 vjet  dhe Olsi Maçi, 11 vjet.

Mbi 9 personat e lartpërmendur  rëndojnë akuzat disa akuza, si ajo e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit, armëmbajtje pa leje, drejtim mjeti pa dokumentacion, dhe ndihmë për largimin nga vendi i vuajtjes së dënimit. Arratisja nga burgu i Drenovës ndodhi në nëntor 2013 dhe zgjati 5 ditë . Pas kërkimeve intensive, policia i arrestoi në disa magazina në zonën e Librazhdit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button