Kronika

Tiranë, grabitësit qëllojnë në kokë 47-vjeçaren, më pasi i marrin çantën

Një grabitje ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku autorët e krimit kanë ushtruar dhunë fizike mbi prenë e tyre.  Burime nga policia bëjnë me dije se shtiesja E.V., 47 vjeç, ka qenë duke ecur e vetme në rrugën “Islam Alla“, Tiranë dhe disa persona të paidentifikuar i kanë dalë përpara.

fotot_9433Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata e kanë qëlluar me sende të forta në kokë dhe më pas i kanë marrë çantën që e dëmtuara mbante në dorë. Si pasojë e kësaj gruaja ka përfunduar në spital për të kuruar plagët.

Grupi hetimor ka shkuar në spital për të marrë dëshminë e 47-vjeçares. Ajo ka treguar me detaje gjithçka që ka ndodhur mes saj e agresorëve. Pavarësisht kësaj policia ende nuk ka mundur që të identifikojë autorët e ngjarjes. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button