Rajoni

“Gazprom” padit Bullgarinë për kompensim për furnizimet e pezulluara të gazit

Kompania shtetërore ruse “Gazprom” ka paraqitur një kërkesë kundër Bullgarisë në bazë të kontratës së furnizimit me gaz natyror që skadoi në fund të vitit 2022, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) ministri në detyrë i energjisë Rosen Hristov. Ai nuk pranoi të japë detaje për shkak se informacioni është konfidencial, por siguroi se “çdo gjë në këtë kontratë është nën kontroll”.

Tani Bullgaria nuk blen gaz natyror nga Rusia, dhe kjo dëshmohet nga certifikatat e origjinës, të cilat kërkohen nga furnizuesit që marrin pjesë në tenderat për furnizimin me gaz, shtoi Hristov. Bullgaria po bëhet një faktor serioz në furnizimin me gaz të lëngshëm për të gjithë Evropën Juglindore, përmes tranzitit nga terminalet e gazit të lëngshëm në Greqi dhe Turqi dhe përmes rritjes së gazsjellësit nga Azerbajxhani, theksoi ministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button