🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 103.15 ▲2.11%
ARI 4,550 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,919 ▼ -1.49% ETH $2,119 ▼ -2.97% XRP $1.3925 ▼ -1.62% SOL $84.8700 ▼ -2.12%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 103.15 ▲2.11 % ARI 4,550 ▼0.27 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 103.15 ▲2.11 % ARI 4,550 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

Del foto e Ilir Metës në tavolinë me Agron Nezën, ish-agjentin e FBI, Duçkën dhe biznesmenin kinez!

Arrestimi i një ish zyrtari të lartë të FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles McGonigal, ka trazuar ‘ujërat’ disa mijëra kilometra më larg, në kryeqytetin shqiptar Tiranë.

Opozita shqiptare ka ngritur të gjithë kauzën e betejës së saj, por edhe ka thirrur protestë për ‘të nisur Revolucionin’, pasi e akuzon kryeministrin Rama për shumë lidhje me persona të ndryshëm, ku përveç McGonigal përmenden Agron Neza, Dorian Duçka, një tjetër agjent i FBI, Mark Thomas Rossini dhe të tjerë.

Por në këtë foto të siguruar nga Shqiptarja.com shihet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në praninë e ‘Personit A’ të dosjes së Uashingtonit, Agron Nezës, ‘Personit B’ të dosjes Dorian Duçka, ish-agjentit të FBI-së, Mark Thomas Rossini, një mik i ngushtë i Charles McGonigal dhe bashkëpunëtor i tij.

Me një foto rrëzohen totalisht të gjitha pretendimet e opozitës, të vetë Ilir Metës që Rama bashkë me këta persona, që vetë Meta darkon këndshëm, ka bërë korrupsion dhe ka thurur intriga për të shkatërruar Partinë Demokratike apo Sali Berishën apo Ilir Metën.

Në takim edhe një personazh tjetër shumë i rëndësishmë që e bën edhe më të komplikuar këtë ‘darkë’ të Metës. Përballë Ilir Metës është një biznesmen shumë i madh kinez me emrin Patrick Ho.

Ai në atë kohë ishte përfaqësues i kompanisë CEFC China Energy Company Limited (“CEFC China”), për të cilën punonte Dorian Duçka, djali i hallës i Ilir Metës, të cilin ai e kishte futur në Qeveri edhe me Berishën por edhen në koalicionin me Ramën.

Në këtë kompani kaq të rëndësishme kineze energjie punonte si konsulent Dorian Duçka, të cilin tani Meta e akuzon që pikërisht përmes këtyre lidhjeve me këta persona (që hanë darkë me Metën) ai ka ‘lobuar’ kundër Bashës i nxitur nga Rama.

Mark Rossini është përmendur nga Sali Berisha si një prej personazhe që i kanë bërë më shumë dëm figurës së tij dhe të angazhuar së bashku me McGonigal në ‘veprimtari kriminale’ për llogari të Ramës dhe që sipas tij, kishin qëllim të asgjësonin opozitën. Po tani që aleati i tij, Ilir Meta ka njohje me Rossinin? Çdo të thotë Berisha? A punoi edhe Ilir Meta për ta asgjësuar atë dhe Partinë Demokratike?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.