Europa

Merkel mbështet kandidaturën e spanjollit, Guindos si president i Eurogrupit

 merkel-guindos1Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi sot se Gjermania do të mbështesë kandidaturën e ministrit spanjoll të Ekonomisë, Luis de Guindos si president i ardhshëm i Eurogrupit duke i dhënë gjithashtu një mbështeje vendimtare.

“Përsa i përket presidentit të ardhshëm të Eurogrupit, ne do të mbështesim kandidaturën e Luis de Guindos kur mandati i presidentit aktual të ketë përfunduar”, deklaroi kancelarja në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin spanjoll, konservatorin, Mariano Rajoy, në Saint-Jacques de Compostelle.
”Luis de Guindos përmbush të gjitha kriteret e kërkuara dhe ka qënë një ministër i suksesshëm i Ekonomisë në një periudhë të vështirë”, theksoi Angela Merkel, sipas propozimeve të përkthyera në spanjisht.
Emëruar ministër në fund të vitit 2011 me rikthimin e të djathtës në pushtet në Spanjë, Luis de Guindos ka qenë drejtuesi i një plani masash shtrënguese, historike për vendin e tij dhe ndërmori në vitin 2012 një plan shpëtimi evropian prej më shumë se 40 miliardë eurosh për sektorin bankar.
Kandidatura e tij është mbështetur që prej disa javëve nga Madridi, që shpreson të rifitojë peshë në institucionet evropiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button