Kronika

Dosja “Ahmetaj”, priten të tjera urdhëra për arrestime nga SPAK

Fati i ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj do të vendoset nga Gjykata e Posaçme. Togat e zeza pas marrjes në dorë të kërkesës së SPAK për urdhër-arrest dhe kontroll banese dhe personal, kanë 48 orë kohë për të vendosur.

Gjyqtari Erjon Bani ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje. Burime bëjnë me dije se në kërkesën që SPAK i ka drejtuar gjykatës ka edhe emra të tjerë, ndaj të cilëve mund të caktohet masë sigurimi. Po ashtu edhe kontolle në objekte të tjera përveç atyre që janë në emer të Arben Ahmetajt.

Nëse Gjykata e Posaçme do të miratojë kërkesën e SPAK, kontrolli pronave të Arben Ahmetajt do të kryhet në prani të të afërmve të tij, duke qene se avokatët kanë konfirmuar që Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri por është larguar në Angli dhe ndodhet me familjen.

Ligji parashikon se mund të jenë dhe avokatët të cilët janë zgjedhur me prokurë të posaçme nga ish-zëvëndëskryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button