Kronika

Përkujtohet 3 marsi, festa kombëtare e Bullgarisë

Ambasada e Bullgarisë në Tiranë zhvilloi sot një ceremoni me rastin e ditës së 3 marsit, festës kombëtare të Bullgarisë.

bullgariNderonin në këtë ceremoni, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, zv/ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja, deputetë, ambasadorë të akredituar në Tiranë si dhe personalitete të njohura nga media, arti, kultura.

“Ndjej kënaqësi që jeni pjesëmarrës në festën tonë. Më 3 mars festojmë rimëkëmbjen e shtetit tonë. Për ne liria kombëtare ka rëndësi të madhe”, iu drejtua të ftuarve ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Dirmitar Arnaudov.

Ambasadori bullgar në fjalën e tij theksoi se Bullgaria dhe Shqipëria kanë zgjedhur demokracinë si një proces i pandërprerë që sjell zhvillimin e vendit.

Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Dirmitar Arnaudov. Foto Agim Dobi
Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Dirmitar Arnaudov.

“Demokracia është nje proces i pandërprere. Kjo është rruga që po ndjekim në mënyrë që atdheu yne të zhvillohet”, tha Arnaudov.

Dita e sotme është speciale për Bullgarinë, theksoi Ambasadori Arnaudov, pasi, shtoi ai, “është dita në të cilën festojmë lirinë tonë”.

“Shpesh mendojmë për demokracinë si sistem drejtimi, por ne duhet të mendojmë gjatë gjiihë kohës në mënyrë demokratike, në mënyrë që të sjellim zhvillimin e vendeve tona. Kjo është vlerë që e ndajmë me popullin shqiptar”, tha ambasadori i Bullgarisë.

Ambasadori Arnaudov theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë farkëtuar ndër shekuj dhe të dy shtetet janë krijuar mes rrugësh të gjata e plot sfida. Ambasadori u shpreh se të dy vende ndajnë perspektivën e përbashkët evropiane dhe kjo është rruga e përbashkët që po ndërtojmë.

Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Dirmitar Arnaudov dhe Drejtori i Përgjithshëm i ATSH-së, Gëzim Podgorica. Foto Agim Dobi
Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Dirmitar Arnaudov dhe Drejtori i Përgjithshëm i ATSH-së, Gëzim Podgorica.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bullgarisë janë vendosur në vitin 1914, ndërsa bazat e zhvillimit të tyre e kanë mbështetjen në Traktatin e Miqësisë i cili u nënshkrua në vitin 1993. Marrëdhëniet dypalëshe kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit.

Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë bazohen në “Marrëveshjen për Tregti dhe Bashkëpunim Ekonimik”, dokument i cili është firmosur në 22 tetor të vitit 2012.

Vitin e shkuar në kuadër të festimit të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, vendin tonë e vizitoi Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button