Rajoni

Përleshje me armë në qendër të Athinës, vdes algjeriani

Një përballje me armë është shënuar në tregun qendror të Athinës, pak metra larg bashkisë së kryeqytetit grek. Sipas policisë, një njësi e saj tentoi të kontrollonte një të dyshuar si trafikant droge, por ka hasur në rezistencën e tij.

I dyshuari ka nxjerrë armë dhe ka qëlluar disa herë kundër policisë, e cila iu përgjigj zjarrit. Prej plumbave të autorit, një agjent i policisë u plagos në shpatull dhe u dërgua në Spitalin Ushtarak të Athinës, ku po kurohet jashtë rrezikut për jetën.

Pak metra më larg, pikërisht në sheshin pas Bashkisë së Athinës, policia mundi ta rrethojë të dyshuarin, i cili sipas policisë nuk kishte asnjë mundësi të shpëtonte.

I gjendur në darën e policisë, i dyshuari për të cilin policia thotë se është shtetas algjerian,(ende s’kanë dhënë identitetin) ka qëlluar veten në kokë me armën që mbante.

Agjentët e policisë thanë se kërkuan ambulancë, por viktima kishte mbetur i vdekur në vend dhe nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.

Autoritet thonë se ngjarja e ndodhur paraditen e së shtunës është përballje mes forcave të saj dhe trafikantëve të lëndëve narkotike dhe s’ka asnjë lidhje me ndonjë akt të mundshëm terrorist.

Në zonë ka mbërritur edhe mjeku ligjor si dhe një prokuror, të cilët do të kryejnë autopsinë e vendngjarjes dhe do të verifikojnë edhe dinamikën e saj. Prokuroria ka kërkuar edhe regjistrimin e armëve të policëve që morën pjesë në aksion, për t’u kryer atyre ekspertizen ballistike.

Nderkohë, po punohet për ekpertizën e armës së autorit dhe mënyrën që ajo ka rënë në duart e tij.

Trupi i viktimës u transportua në morgun e Athinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button