Kosova

Persona të maskuar e të armatosur frikësojnë banorët përreth brezit kufitar shqiptar

Në brezin kufitarë me Shqipërinë tash e tutje do të ketë patrullime të përbashkëta të Policisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe do të shkëmbejnë informacione në baza ditore e sipas nevojës edhe më shpesh.

fshat

E gjitha kjo ngase natën e kaluar dy persona të dyshuar me maska në kokë dhe të armatosur, njëri me kallashnikov e tjetri me thikë, kanë kërkuar para nga disa banorë që po rrinin para një shitoreje në fshatin Orqushë, që ndodhet afër bredhit kufitar me Shqipërinë, shkruan KP.

Patrullimi i përbashkët ka të bëjë me dyshimin e bazuar se të dyshuarit mund të jenë nga fshatrat e shtetit shqiptar pranë brezit kufitar, ndërsa policia e Dragashit është zotuar të kryej hetime në territorin e komunës së Dragashit sepse tani për tani nuk dihet se kush janë autorët e këtij rasti.

Dy të armatosurit, për të krijuar frikë dhe panik, kanë shtënë me armë në drejtim të panjohur. Krismat kanë alarmuar banorët e fshatit të cilët janë mbledhur ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të kallashnikovit.

Ndërkaq në vendkalimin kufitar afër fshatit Orqushë, vazhdon puna në mënyrë normale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button