Kosova

Sulmet në Paris- MPJ: Nuk ka konfirmim për kosovarë të plagosur

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze dhe sipas informacioneve të deritanishme të zyrtarëve të MPJ-së, nuk ka konfirmime se ndonjë qytetar i Kosovës është plagosur në sulmet në Paris.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, qytetarët tanë po interesohen në numrin e emergjencës të Ambasadës së Kosovës në Paris, kryesisht për të pyetur nëse mund të udhëtojnë nga Parisi për Prishtinë apo anasjelltas dhe se a janë të hapur kufijtë për udhëtim në Francë.

“Gjithashtu, një numër i qytetarëve të cilët mbrëmë nuk kanë arritur të kontaktojmë me familjarët e tyre që jetojnë në Paris, po telefonojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Kosovës në Paris për të pyetur për ndonjë informatë në lidhje me ta. Ambasada në Francë i ka ndjekur  me kujdes të gjitha zhvillimet në Paris dhe mbetet në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Kosovës në rast nevoje”, thuhet në komunikatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button