Ekonomia

Urdhri i Dervishajt, vendosen linjat e furgonëve për çdo qark

Përcaktohet numri i furgonëve 8+1 që do të operojnë në linjat ndërqytetëse në të gjithë vendin si dhe kriteret për licencimin e mjeteve dhe certifikatave për drejtuesit e tyre. Udhëzimi hyn sot në fuqi dhe mban firmën e ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj.

Në udhëzim janë përcaktuar në mënyrë të detajuar kriteret, rregullat, afatet dhe dokumentacioni që nevojitet për dhënien e licencës, certifikatës në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit, si dhe detyrimin e administratës shtetërore për trajtimin e kërkesave dhe dokumentacionit të paraqitur në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Ky udhëzim do të zbatohet për subjektet e transportit të udhëtarëve brenda vendit për të tretë ose me qira dhe për subjektet për llogari të vet, të cilët përdorin mjete të regjistruara në Shqipëri dhe të destinuara për transportin e udhëtarëve: a) Mjete me më shumë se nëntë persona, përfshirë drejtuesin e mjetit, në shërbimin e udhëtarëve në linjat ndërqytetëse, rrethqytetëse dhe qytetëse; b) Mjete me më shumë dhe/ose nëntë persona, përfshirë drejtuesin e mjetit në shërbimin e udhëtarëve në linjat rrethqytetëse dhe në veprimtarinë për llogari të vet”, thuhet në udhëzimin e publikuar dje në Fletoren Zyrtare së bashku me numrin e furgonëve dhe itinerarin e tyre për çdo qark.

Është përcaktuar edhe kërkesa për kapi- Ornela Manjani talin financiar që duhet të ketë çdo subjekt që të garantojë ecurinë dhe administrimin e ndërmarrjes së transportit. “Një kandidat për/ose mbajtës i një licence subjekti në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit, konsiderohet në gjendje të përshtatshme financiare, kur ka në dispozicion të tij kapital dhe rezerva të një shume të barabartë me/ose që tejkalon shumën e përgjithshme të 140.000 lekëve për mjetin e parë dhe 70.000 lekëve për çdo mjet tjetër në përdorim”, thuhet në udhëzim.

Periudha e vlefshmërisë së licencës për shërbimet e rregullta qytetëse dhe rrethqytetëse është 10 vjet. Periudha e vlefshmërisë së licencës për shërbimet e rregullta ndërqytetëse është 5 vjet.

NUK LËSHOHET LICENCË NË 5 RASTE:
a) Nuk plotëson një ose disa nga kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim;
b) Pas kalimit të afatit 7-ditor për plotësimin e mangësive të konstatuara, nga ana e aplikuesit nuk
është paraqitur dokumentacioni i kërkuar;
c) Aplikuesi nuk provon se mund të sigurojë shërbimin e kërkuar me mjetet që ka në dispozicion;
ç) Aplikuesi nuk përmbush kushtet dhe kërkesat lidhur me shërbimet e transportit të udhëtarëve, ose ka kryer shkelje serioze;
d) Në aplikimin për ripërtëritjen e licencës, kushtet e përcaktuara në të nuk kanë qenë përmbushur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button