Kosova

Pacolli nuk ndalet, vazhdon të kritikojë Qeverinë

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai sot ka postuar dy statuse në Facebook, me të cilat kritikon qeverinë Mustafa – Thaçi.

pacolli-nuk-ndalet-vazhdon-t-euml-kritikoj-euml-qeverin-euml_hdNë postimin e parë Pacolli ka thënë se për Qeverinë aktuale do të jetë sukses kthimi i kosovarëve nga Perëndimi, pa asnjë angazhim të saj.

“Suksesi më i madhë i kësaj Qeverije, në 100 ditët e para do të jetë Këthimi i sigurt i Kosovarëve nga perendimi pa asnjë angazhim të sajë!!! (sic) ka shkruar Pacolli në statusin e parë.

Menjëherë pas këtij postimi, Pacolli ka reaguar sërish, pasi të ketë dëgjuar një deklaratë të krerëve të Qeverisë.

“Degjova se dikush nga Qeverija tha se ‘jemi pergaditur për t’i pranuar emigrantet’.Jo more nuk keni pergaditur asgjë,nuk po tregoni drejtë!” (sic), ka shkruar Pacolli në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button