Ekonomia
Presidenti Nishani dekreton buxhetin e vitit 2017
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar buxhetin e vitit 2017
Në faqen zyrtare të presidentit është publikuar dekreti ku thuhet se “Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 130/2016”.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten e 15 dhjetorit buxhetin vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk mori pjesë në votim.