Ekonomia

Privatizim i plotë i INSIG-ut

Kompania publike e sigurimeve, INSIG do të privatizohet me tender të hapur me 100% të aksioneve.

Së fundi, vendimi i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar kriteret e vlerësimit të ofertave ku sipas formulës, 80% të pikëve, pra peshën më të madhe do ta ketë çmimi i ofruar, ndërsa plani i biznesit dhe cilësia e blerësit do të kenë respektivisht nga 10 pikë. Cdo ofertues duhet të garantojë ofertën e tij me një depozitë fiks prej 30 milionë lekë.

Sipas vendimit, kushtet e kontratës që do të lidhet me shoqërinë fituese duhet të marrin miratimin nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. INSIG është një ndër kompanitë e pakta që kanë mbetur ende me pronësi publike.
Në 5 muajt e parë sivjet, INSIG realizoi një xhiro 293 milionë lekë, duke zënë 6.14% në tregun e sigurimeve, ndërsa pesha e kompanisë në tregun e sigurimeve ka ardhur në rënie nga viti në vit.

Por sivjet, edhe pse pesha e kompanisë është tkurrur, të ardhurat janë rritur me 14% për shkak të rritjes së çmimeve për siguracionet e detyrueshme të automjeteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button